Aktualitet 105 kg kokainë të fshehur në furrë dhe 600 mijë euro cash,...

105 kg kokainë të fshehur në furrë dhe 600 mijë euro cash, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Dy shqiptarë dhe një kroat janë vënë në prangat e policisë greke pasi janë kapur me 105 kilogram kokainë si edhe me një sasi të madhe parash në cash.

Sipas autoriteteve greke, përveç drogës është sekuestruar një shumë të ardhurash, të cilat paraprakisht përllogariten si 500-600 mijë euro.

Mediat greke bëjnë me dije se sasia e madhe e drogës u kap në një apartament në zonën e Brahamit në Athinë.

Përmes një postimi në Twitter ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve i Greqisë Michalis Chrysochoidis ka postuar një video ku shihet se droga ishte e fshehur brenda sobës dhe disa kutive të posaçme të mbushura me rërë.

Në lidhje me këtë ngjarje pritet që policia e vendit fqinj të zbardhe detaje të tjera.