Ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi në qytetin e Korçës dhe rasti i fundit është ai i një mjeke të spitalit rajonal.
Burime për A2 bëjnë me dije se mjekja raporton që nuk ka qenë në kontakt me asnjë person të prekur me Covid-19 apo dhe se nuk ka pasur asnjë pacient me simptoma të ngjashme.
Ajo shprehet e bindur se nuk e ka marrë virusin në ambientet e spitalit pasi dhe ai ka qenë i dezinfektuar nga autoritetet rajonale, ndërkohë që pas publikimit të rezultatit të analizave ajo është vetëkarantinuar në banesën e saj, raporton A2.