Bota Pas Boris Johnson, infektohet me COVID-19 edhe ministri i Shëndetësisë

Pas Boris Johnson, infektohet me COVID-19 edhe ministri i Shëndetësisë

Pas kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai shkruan se ka simptoma të lehta dhe është vetizoluar në shtëpi.

“Duke ndjekur këshillat mjekësore, pas disa simptomave shkova të bëja testin e koronavirusit, i cili doli pozitiv. Fatmirësisht simptomat e mia janë të lehta dhe jam duke punuar nga shtëpia në vetëizolim”, shkruan ai.