Aktualitet 137 kg kokainë/ Apeli lë në fuqi dënimin për Gentian Malindin

137 kg kokainë/ Apeli lë në fuqi dënimin për Gentian Malindin

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 8 vite e 8 muaj burgim për Gentian Malindin, si porositës i ngarkesës prej 137 kg kokainë që në kap në vitin 2019 në Portin e Durrësit.

Gentian Malindi u arrestua në Tetor të vitit 2022 pas 3 vitesh në arrati.

Droga për të cilën akuzohet Gentian Malindi u kap nga autoritetet greke në Portin e Pireut, ndërsa ngarkesa u zëvendësua me oriz.

Zyra e DEA-s amerikane në Athinë bashkë me autoritetet greke, ndoqën itinerarin e kontenierit, duke përfunduar në Portin e Durrësit, ku ranë në pranga Altin Myslihaka që u dënua me 10 vite burg dhe Ardian Bega i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar.