Extra 14 gjërat që nuk duhet t’i thoni KURRË në krevat

14 gjërat që nuk duhet t’i thoni KURRË në krevat

Është shumë mirë që të flisni për seksin në çift, por nuk mund t’i thoni çdo gjë partnerit tuaj.

Ndaj duhet të keni parasysh 14 gjërat që nuk duhet t’i thoni asnjëherë gjatë kohës që kryeni marrëdhënie seksuale.

1.Po, po, po, Aleksandër!

Nuk ka asgjë të keqe këtu, nëse emri i partnerit tuaj është Aleksandër, por nëse është Agron? Kështu që më mirë mos thuaj emra.

Sepse sipas studimeve tetëdhjetë për qind e çifteve fantazojnë për dikë tjetër gjatë seksit me partnerin e tyre.

2.Ish-im im e pëlqente këtë

Nuk duhet të krenohesh në këtë mënyrë. Kujt i bëhet vonë se çfarë i pëlqente ish-it tënd? Ai ose ajo ndoshta kanë shije krejtësisht të ndryshme seksuale nga ish-i.

3.Jo kështu

Kjo është një fjali shumë demoralizuese për partnerin. Duhet të gjesh mënyrën e duhur për t’i shpjeguar se çfarë të pëlqen.

4.A është brenda?

Një pyetje idiote, që i tregon partnerit se organi i tij seksual nuk ka madhësinë e duhur.

5.Surprizë!

Disa surpriza janë eksituese, si një darkë me verë apo të brendshme seksi. Ama nëse bëhet fjalë për lojëra të rënda seksi është më mirë që të flitet më parë me partnerin. Sepse për këtë të fundit mund të mos jenë aspak një surprizë e këndshme.

6.A mund të nxitosh?

Çka do të thotë: Jepi fund! Seksi është menduar të jetë i kënaqshëm, diçka që nuk zgjat mbi sa tjetri ka nevojë dhe nuk përfundon as me buton. Ndaj kjo fjali është një fyerje për partnerin.

7.Ke nevojë për palestër

Është gabim. Nëse dikush nuk ndihet rehat me trupin e tij, kjo do të ndikojë negativisht në jetën e tij/saj seksuale.

8.A janë të vërteta?

Edhe në qoftë se gjinjtë e saj nuk janë duke lëvizur fare në atë pozitë shumë energjike, nuk është koha për ta pyetur nëse i ka “bio”.

9.Çfarë nuk shkon? Nuk më do?

Ka një numër arsyesh pse meshkujt nuk arrijnë ereksionin. Një mundësi është se ai mund të jetë i dehur. Mund të jetë i lodhur ose i stresuar. Duke i bërë të tilla pyetje s’bën gjë tjetër, veçse përkeqëson situatën.

10.Nuk mund të ndalosh tani!

Seksi duhet të shijohet në dy. Mos u trego egoist/e!

11.Çfarë ishte kjo?

Edhe nëse seksi zgjat 5 minuta dhe ju nuk keni arritur orgazmë nuk do të thotë që ju keni ndaluar duke bërë dashuri. Ka më shumë se një mënyrë për të çuar një femër në orgazmë.

12.Më duhet t’i përgjigjem kësaj telefonate

Një në pesë njerëz thonë se e kanë bërë këtë gjatë seksit. Nëse po pret një rast urgjent edhe tolerohet. Ama të hapësh telefonin kot, kjo i tregon partnerit: “Kjo është shumë më interesante për mua se sa të bëj marrëdhënie seksuale me ty”.

13.A erdhe në orgazmë?

Asgjë, por asgjë nuk mund të vonojë orgazmën e saj më shumë se sa kur e nxit me këtë pyetje.

14.Je e sigurt që përjetove orgazmë?

Edhe kjo është një pyetje që vetëm i përkeqëson gjërat mes jush.