Aktualitet 14-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksidentin e frikshëm në SHBA (Video)

14-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksidentin e frikshëm në SHBA (Video)

14-vjeçarja Adrijana Mina, me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi të premten në mëngjes në Waterbury në SHBA.

Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. Përplasja ishte shumë e fortë.

Mina ka dalë jashtë mjetit si pasojë e impaktit, ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin me ngjyrë të bardhë.

Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten.

Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Ëaterbury. Mina la pas babain e saj, Gabiel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani. Në SHBA, ajo kishte edhe gjyshërit.

Adrijana Mina

Ceremonia mortore për 14-vjeçaren do të zhvillohet të martën në qendrën Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike në Ëaterbury. Siç raportojnë mediat amerikane, varrimi do të kryhet sipas traditave shqiptare në Varrezat Myslimane Shqiptare në Ëaterbury.