Hotel “Rogner” në kryeqytet është gjobitur me rreth 150.000 lekë pasi nuk lëshoi kupon tatimor për një nga klientët e tij.
“Kupon e faturë për çdo shitje kudo. Tek të mëdhenjtë së pari. Ligjshmëria në çdo transaksion është detyrim! Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq! Asgjë! Të zbatohet ligji dhe për çdo transaksion të këtë një kupon tatimor apo një faturë tatimore! Përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë! Çdo ditë! Pa u kthyer pas nga emrat, xhiroja e madhe, miku apo klienti”, -thotë zëvendëskryeministri Braçe.
Më tej, ai falënderoi inspektorët e Hetimit Tatimor për korrektësinë në zbatimin e ligjit.
“Dua t’i falënderoj inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në zbatimin e ligjit! Tani ligjshmëri tek të gjithë”, -përfundon zv/kryeministri.