Ka shkuar në 186 numri i të prekurve në Shqipëri me koronavirus.
Në një deklaratë për mediat Albana Fico, Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 12 raste të reja, nga 102 të testuar, ndërsa në total janë testuar 1246 persona.
Numri i viktimave ka arritur në 8, ku gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë, një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv.
Rastet të reja janë konfirmuar në qytetin e Pukës, ndërsa shtohet numri i të prekurve në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër Durrës.
Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shtuar 77 persona, ku 5 janë në terapi intensive.
“Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë”, u shpreh Fico.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 107 raste
Durrës 11 raste
Lushnje 4 raste
Elbasan 5 raste
Rrogozhinë 2 raste
Fier 20 raste
Kavajë 4 raste
Korçë 12 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 4 raste
Lezhë 4 rast
Berat 1 rast
Has 2 raste
Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste
-Pukë 2 raste
Ministria ka përsëritur thirrjen për kujdes të shtuar dhe respektim të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, si dhe të mos paraqiten në urgjencë, por për çdo shqetësim të telefonojnë 127-ën.