Kryesore 19 të vdekur dhe 846 raste të reja me Covid në Shqipëri

19 të vdekur dhe 846 raste të reja me Covid në Shqipëri

Edhe e shtuna ka shënuar një numër të lartë të viktimave dhe personave të infektuar me koronavirusin Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 19 persona për shkak të kësaj sëmundje.

Viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Rrogozhina dhe 1 qytetar nga Librazhdi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 2308 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar të infektuar 846 qytetarë.

Rastet pozitive janë konfirmuar 265 në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.