Numri i grave që po udhëtojnë vetëm po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas Shoqatës së Industrisë së Udhëtimit në Amerikë (Travel Industry Association), rreth 32 milionë gra udhëtuan vetëm gjatë vitit të kaluar. Por faktet e ndryshme tregojnë se ka shtete në botë të cilat janë shumë të rrezikshme për gratë që udhëtojnë vetëm. Këtu mund të përmendin rastin e Carla Stefaniak e cila u vra gjatë pushimeve të saj në Costa Rica. Edhe pse numrat e grave që janë vrarë gjatë pushimeve janë të pakta, rastet kur ato bien pre e hajdutëve, e personave agresive, etj janë të shumta.
Duke u munduar që t’i vijnë në ndihmë të gjitha grave që udhëtojnë të vetme, gazetarët Asher dhe Lyric Fergusson, objektivi kryesor i të cilëve është siguria në udhëtim, krijuan Indeksin e shteteve më të rrezikshme për gratë që udhëtojnë të vetme.
Në krye të kësaj liste renditet Afrika e Jugut, e cilësuar si shteti më i rrezikshëm në botë për dhunën ndaj grave, vrasjeve dhe sigurisë së ulët të grave që mund të shëtisin të vetme në këtë shtet.
Ja si vazhdon më tej renditja:
- Afrika e Jugut
- Brazili
- Rusia
- Meksika
- Irani
- Republika Domenikane
- Egjipti
- Maroku
- India
- Tailanda
- Malajzia
- Arabia Saudite
- Turqia
- Argjentina
- Kili
- Kamboxhia
- Bahreini
- Tunizia
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Ukraina
Burimi: The Forbes