Aktualitet Makina përplaset me shtyllën, katër persona të plagosur

Makina përplaset me shtyllën, katër persona të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Tiranë për shkak se automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit”.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët D. F, R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.