Më 12 shkurt të vitit 1809 lindi presidenti më i admiruar i SHBA-ve. Jeta e tij i ngjan vetë Amerikës; nga fëmije i zakonshëm, lindur në kasolle, u rrit të bëhej presidenti XVI i Shteteve të Bashkuara.
Studioi shumë, vetë, nën dritën e zjarrit në vatër për t’u bërë avokat pastaj burrë shteti. Është fjala për Abraham Linkolnin, një nga presidentët amerikanë më të nderuar, që i shërbeu vendit në kohët më të turbullta; afati i presidencës së tij (1861-1865) përfshiu Luftën Civile; Çlirimin e skllevërve: Fjalimin në Gettysburg, që vazhdon të konsiderohet si shprehje klasike e besimeve dhe qëllimeve demokratike. Presidenti Linkoln shpalli gjithashtu një nga festat më popullore në Amerikë; Ditën e Falenderimeve. Ai tha se e enjtja e fundit e nëntorit duhet të përdoret për të falenderuar, për të shprehur mirënjohje për çka aktualisht kemi, dhe kështu ishte dhe vazhdon të jetë kjo ditë. Abraham Lincoln jetoi në kohë tragjike; edhe fatin e pati tragjik. Duke parë një shfaqje në Teatrin Ford në Uashington, ai u qëllua, dhe vdiq disa orë më vonë.
Linkolni ishte presidenti i parë amerikan që vritej. Kur praktikonte ligjin në Ilinois, ai fitoi mbiemrin “Abe i Ndershëm”.
Për Abe Linkolnin, të qenit avokat ose President ishte e njëjta gjë; kërkim i së vërtetës për klientin apo për vendin.
20 THËNIE FRYMËZUESE NGA ABRAHAM LINKOLN
1- Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite…
2- Mënyra më e mirë për t’i shkatërruar armiqtë e tu, është kur i bën ata miq.
3- Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tënde, është ta krijosh vetë atë.
4- Mik është ai që ka të njëjtët armiq që ke ti.
5- Një shtëpi e përçarë në vetvete nuk mund të qëndrojë.
6- Një grua është e vetmja gjë që unë kam frikë, nga që unë e di se ajo… nuk do të më lëndojë mua.
7- Gjithçka që jam, apo të shpresojmë se do të jem, unë i detyrohem nënës sime engjëll.
8- Gjithmonë ta kesh parasysh se vendosmëria jote për të pasur sukses është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.
9- Shmang popullaritetin në qoftë se dëshiron të kesh paqe.
10- Fletët e votimit janë pasardhëset e drejta dhe paqësore të plumbave.
11- Bëhu i sigurt që e ke vënë këmbën në vendin e duhur, pastaj qëndro i palëkundshëm.
12- Librat i shërbejnë njeriut për të treguar se mendimet origjinale të tij nuk janë aspak të reja.
13- Karakteri është si një pemë dhe reputacionin si një hije. Hija është ajo që ne e mendojmë për të, pema është e vërteta.
14- Njerëzit e thjeshtë në dukje janë më të mirët në botë: kjo është arsyeja pse Zoti ka bërë kaq shumë të tillë.
15- Mos u shqetëso kur nuk njihesh, por përpiqu të jesh i denjë për njohje.
16- Të gjithë duan të jetojnë gjatë, por askush nuk dëshiron të plaket.
17- Më jep afat gjashtë orë për të prerë një pemë dhe unë do t’i kaloj katër të parat duke mprehur sëpatën.
18- Ka të drejtë për të kritikuar, ai i cili ka një zemër për të ndihmuar.
19- Unë mund të bëj më shumë gjeneralë, por kuajt kushtojnë.
20- Unë nuk kujdesem shumë për fenë e një njeriu, për të cilin qeni dhe macja nuk janë të mira.