Në të gjithë botën numri i personave të prekur nga koronavirusi është më shumë se 200 mijë. Shifrat më të fundit janë publikuar nga Universiteti amerika “Johns Hopkins”.
Ekzaktësisht, janë 201.530 pacientë të konfirmuar të prekur nga COVID-19. Ndërsa numri i të vdekur në mbarë botën është 8007.
Sipas të dhomave, Kina ka numrin më të lartë të qytetarëve të infektuar me koronavirus, 81.102 të tillë. Kurse Italia renditet e dyta, me 31.506. Ndërsa pacientët e shëruar janë 82.032.
Sipas AFP-së, vdekjet në Europë janë më të larta se në Azi. Në kontinentin e vjetër janë të paktën 3421 viktima, ndërsa në Azi, ku Kina ishte origjina e shpërthimit të virusit, numërohen 3384 viktima.
Disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se tashmë Europa është epiqendra e pandemisë së koronavirusit COVID-19.