Katër ndeshjet e para të luajtura këtë të diel në Serie A kanë qenë një reklamë e vërtetë për futbollin.
22 gola, spektakël, penallti të humbura dhe përmbysje të çmendura.
Kështu, fitorja e çmendur 4-3 e marrë nga Fiorentina me 10 lojtarë në fushën e Chievo-s, në takimin e orës 12:30, është pasuar nga një sfidë po aq e çmendur mes Atalanta-s dhe Roma-s.
Një takim që dukej i mbyllur pas pjesës së parë, me verdhekuqtë që kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh 3-1. Vendasit nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur të barazojnë gjithçka në pjesën e dytë.
Zikaltrit kanë shkuar shumë afër përmbysjes së madhe, por nuk e kanë realizuar atë. Gjë që e ka bërë Spal, që ka fituar 3-2 në fushën e Parma-s pasi ka qenë në disavantazh 2-0.
Nuk ka patur përmbysje të çmendur në Bolgona-Frosinone, por edhe në këtë takim nuk kanë munguar golat, me miqtë që kanë mposhtur një rival direkt në luftën për mbijetesë me rezultatin 4-0. Kjo ka qenë fitorja e dytë për Frosinone-n në këtë kampionat dhe të dyja kanë ardhur në transfertë.