Kryesore 238 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid. Vala e katërt...

238 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid. Vala e katërt pritet në fund të prillit

Shtatë qytetarë e humbën betejën me virusin gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja– Nga 2684 testime të kryera, pozitivë kanë rezultuar 238 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divjakë, Dibër, Këlcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Përrenjas, Roskovec, Patos, Cërrik, Dropull”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Vala e katërt- E teksa Europa po përballet me valë infektimesh, në Shqipëri pritet një rritje e lehtë e kurbës së infektimeve në fund të Prillit, por jo në shifrat e muajit janar dhe shkurt. Tani me fushatën zgjedhore ka pasur grumbullime dhe kjo do të reflektohet në një periudhë dy javore. Sipas epidemiologut Artan Simaku, Shqipëria nuk rrezikon valë të 4 agresive të Covid, për dy arsye: “Për shkak të vaksinimit dhe imunizimit”.

Kurba e infektimeve në Shqipëri ka pësuar rënie prej muajit mars. Epidemiologu Artan Simaku thotë se shqetësim mbeten qarqet e tjera për numrin e lartë të incidencës: “Qarku i Gjirokastrës është me indicidencën më të lartë, i ndjekur nga Tirana dhe nga Berati”.

Pas një viti pandemi, ekspertët thonë se problem për përhapjen e Covid-19 tashmë janë zonat rurale.