Nëse samiti i Bashkimit Europian për rimëkëmbjen e kontinentit nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 do të kishte zgjatur edhe 25 minuta, atëherë ai do të thyente rekordin për samitin më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë nga unioni.
Samiti më i gjatë daton në dhjetor të vitit 2000 në Nicë, Francë.
”Negociatat gjatë këtij samiti vazhduan për 91 orë e 45 minuta”, sipas llogaritjeve të BE-së.
Gjatë këtij samiti, drejtuesit e BE-së negociuan një traktat të ri që ndihmoi në vendosjen e kursit për zgjerimin e unionit për të përfshirë Maltën, Qipron dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Në atë kohë, kishte një debat të nxehtë se si zgjerimi do të ndryshonte sistemin e votimit të ponderuar në Këshillin e BE-së.
Samiti që përfundoi të martën kishte për qëllim zbutjen e ndikimit ekonomik të pandemisë së koronavirusit.
Ai ishte planifikuar vetëm për të premten dhe të shtunën e kaluar, por vazhdoi deri sot në mëngjes