Aktualitet 3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, reagon mjeku Roland Xhaxho

3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, reagon mjeku Roland Xhaxho

Mjeku anestezist-kardiolog Roland Xhaxho ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën e tij private në Tiranë.

Ai shprehet se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare. Sa i përket fëmijës, mjeku shton se nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet ai mes të tjerash.