Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, inkurajoi prokurorët që të aplikojnë për SPAK-un.
“Do të ketë mbështetje politike dhe financiare nga BE-ja. Do të jepen 34 milionë euro për të mbështetur reformën në drejtësi”, tha Soreca.
Ndërkohë, ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale kroate (USKOK), Tamar Laptosh, e cila do të jetë eksperte e EURALIUS-it për dy vite në Shqipëri, tha se duhet “jo vetëm ndjekje penale, por konfiskim i aseteve të përfituara nga krimi i organizuar dhe korrupsionit”.