Kryesore 34 raste të reja me Covid

34 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 34 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.