Kryesore 360 raste të reja dhe 6 vdekje nga Covid. Zgjerohet harta e...

360 raste të reja dhe 6 vdekje nga Covid. Zgjerohet harta e të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e fundit janë kryer 3342 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 360 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë, 16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. “2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç“.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Zgjerohet harta

Ndonëse numri i të infektuarve nga Covid-19 po vjen në ulje për epidemiologët shqetësim mbetet zgjerimi i hartës së të infektuarve edhe në territoret më largëta të vendit.

Ekspertët shprehen se ka një ulje të të prekurve te të rinjtë, kryesisht në grupmoshat 10-19 vjeç si dhe 20-29 vjeç. Grupi i parë zë vetëm 4%, ndërsa i dyti përbën 13% të të infektuarve në total.

Peshën kryesore të të infektuarve nga koronavirusi e zënë moshat 30 deri në 39 vjeç, me rreth 19% të totalit të të infektuarve, më pas renditen fashat moshore 40-49 vjeç dhe 50-59% me nga 18% secila. Vdekshmëria e personave që janë infektuar nga koronavirusi është e lartë në moshën 60 vjeç e sipër me rreth 76% të numrit të viktimave.