Greqia, ashtu si shumë vende të tjera të botës, po përjeton ditë të vështira prej koronavirusit. Deri tani janë regjistruar 38 viktima në shtetin fqinj, por është rritur frikshëm numri i të infektuarve.
Sipas mediave greke, të prekurit janë më shumë se një mijë. Në shifra konkrete, deri tashmë në Greqi ka 1.156 të infektuar, ndërsa në 24 orët e fundit kanë dalë pozitivë 95 qytetarë.
Nga të prekurit, 69 ndodhen në terapi intensive. Në total në Greqi janë kryer 15 mijë teste.