Themelues dhe drejtues të firmave dhe kompanive të ndryshme tregojnë strategjitë e tyre për të arritur një balancë ideale ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale.
1. Skeduloni
Kalendaret e Google-it janë më të mirë për të qenë sa më të organizuar. Aty ju mund të përcaktoni kohën tuaj të lirë dhe orët gjatë së cilave jeni të ngarkuar dhe atyre gjatë së cilave jeni të mbingarkuar. Organizmi është një prej mënyrave më efikase dhe më të mira për të arritur balancën ideale jetë profesionale dhe jetë personale. — Jordana Kier, themeluese e kompanisë Lola
2. Tregohuni sa më të qartë
“Unë ia kam bërë të qartë punonjësve të mi, se kam nevojë për pushim në mënyrë të tillë që të rimarr të gjitha energjitë e mia”. Vetëm në këtë mënyrë unë mund të balancoj orët e zgjatura në punë me kohën që kaloj me familjen time”. — Matt Scanlan, themeluese dhe CEO e Naadam
3. Hiqni dorë
Të qenët sipërmarrës shpeshherë keqkuptohet nga një numër i madh njerëzish. Vetëm sepse je në krye të një biznesi nuk do të thotë që jeta jotë të ketë lidhje vetëm me të, dhe të mos përfshijë asgjë tjetër, madje as kohën për të kaluar me familjen apo për t’u marrë me angazhime të tjera. I vërtetë është fakti që ky rol shoqërohet gjithashtu edhe me shumë përgjegjësi, por kjo nuk do të thotë që e gjithë koha juaj të shpënzohet në funksion të profesionit. Ju duhet të arrini që të krijoni një balancë ndëmjet punës suaj dhe familjes. — Sophie Kahn, themelues i Aurate
4. Kërkojeni kohën që se keni
“Unë dhe bashkëshorti im udhëtojmë shumë për punë, kohë të cilën mundohemi që ta shfrytëzojmë sa më shumë të jetë e mundur edhe për t’u shplodhur. Gjatë një udhëtimi që ne bëmë në Tulum, koha nuk na mjaftonte për të vizituar të gjitha vendet që donim, prandaj ne i kërkuam stafit tonë nëse ata mund ta menaxhonin punën vetë për dy ditë. Ne u sholodhëm shumë gjatë atyre ditëve dhe unë sot e kësaj dite e kujtoj atë si një prej udhëtimeve të mia më të bukura. — Cyndi Ramirez, themeluese dhe CEO e Chillhouse
Burimi: The Enterpreneur