Ka shkuar në 400 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri, nga 2989 teste të kryera në total.
Në komunikimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja nga 236 testime të kryera.
Ndërkaq në spitalin infektiv janë të shtruar 52 persona, 5 në terapi intensive, ndërsa në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi” ndodhen të shtruar 6 pacientë, 5 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin total në 154.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
Tiranë 190 raste
Durrës 38 raste
Lushnje 5 raste
Elbasan 12 raste
Fier 32 raste
Kavajë 8 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 17 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 45 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 12 raste
Krujë 5 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë 3 raste
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Siç e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″.