Aktualitet 52 raste të reja me koronavirus: 81 të shtruar në infektiv, 50%...

52 raste të reja me koronavirus: 81 të shtruar në infektiv, 50% nga Tirana

Koronavirusi ka regjistruar 52 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar në 2047 numrin total të të prekurve që nga fillimi i pandemisë. Prania e virusit tashmë është identifikuar në disa qytete, por Tirana vijon të kryesojë.

“22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë. Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”.

Numri i të infektuarve që kanë nevojë për trajtim spitalore vijon të jetë në rritje.

“Po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 persona duke e çuar në 1195 totalin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Epidemiologët kërkojnë të bëhet kujdes dhe të respektohen masat anti-covid për të frenuar përhapjen e virusit.