Shkon në 8 numri i personave që kanë gjetur vdekjen si pasojë e tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë mëngjesin e kësaj të martë.
Viktima e fundit e raportuar është babai i pronarit të hotelit “Palma” që u shemb plotësisht tek Shkembi i Kavajës.
Babai i Arben Qatos u nxorr i pajetë nga rrënojat duke e rënduar bilancin e tërmetit. Më herët ishte nxjerre e gjallë mamaja e pronarit të hotelit që nuk ekziston më, ndërsa mbetet ende nën rrënoja djali i tij, Klodian Qato 25 vjeç.