Në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 838 persona që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Lajmin e ka bërë publik, ministri i Shëndetësisë, i cili ka deklaruar gjithashtu se ky është numri më i lartë i personave që kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 6528. Ndërkohë numri total i atyre që janë infektuar është rritur me mbi 6000 persona duke shkuar në total 78797.
Në të gjithë botën janë mbi 668 mijë persona që janë prekur nga COVID-19. Mbi 31 mijë kanë humbur jetën për shkak të virusit, ndërsa 143 mijë janë shëruar. Vendi më i prekur nga COVID-19 është Itali ku shënohen mbi 10 mijë viktima.