Përfaqësues politikë dhe mbështetës së Partisë Socialiste kanë nisur festën në Elbasan, me pretendimin se janë fitues në këtë qark. Simpatizantët e së majtës nuk kanw hezituar tw festojnë edhe me fishekzjarre.
Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, deklaroi gjatë një konference për mediat se selia rozë ka arritur një rezultat historik në votimet e ditës së sotme. Për këtë ai falenderoi patronazhistët. Balla u shpreh i sigurtë se PS-ja ka marrë në Elbasan mbi 90 mijë vota, që sipas tij do t’i mundësojnë edhe mandatin e 9 Partisë Socialiste.
“Falenderoj të gjithë patronazhistët tanë që kanë bërë një punë të shkëlqyer në të gjithë territorin duke i garantuar PS-së në qarkun Elbasan rezultatin më të saktë historik të marrë nga PS në 30 vite. Jam shumë i sigurtë që në kutitë e votimit, PS ka përtej 90 mijë votave që do të na mundësonin që të kishim mandatin e 9 këtu në Elbasan”.
Por Balla bëri thirrje që procesi i numërimit të ecë normalisht dhe sa më i qetë.
“Ajo që na duhet dhe shoh këtu një pjesë të djemve dhe vajzave që do të jenë pjesë e procesit të numërimit duhet që procesi të ecë normalisht me qetësi. Partitë politike nuk ka nevojë që të jenë të gjitha të grumbulluara për të dëmtuar procesin e numërimit. Mendoj që përfaqësuesit e partive që kanë të drejtë numëruesish dhe vëzhguesish të jenë aty. Mendoj që procesi i votimit duhet të ecë shpejt, pa vonesa”.