Një raport “bombë” i Agjencisë Evropiane për Monitorimin e Drogës (EMCDDA) ka zbuluar së fundmi se një pjesë e kokainës që pastër që furnizon tregun europian vjen nga kartelet e Ballkanit, të cilët janë përgjegjës për transportin, financimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha n
Sipas të dhënave këto grupe kriminale, mes të cilave përfshihen edhe ato shqiptare, jo vetëm që kanë rritur bashkëpunimin me Amerikën e Jugut por edhe gjetur mënyra inovative për shpërndarjen e drogës. EMCDDA thekson se korrierët shqiptarë bëjnë të mundur shpërndarjen e kokainës përmes call centrave që janë të vendosur në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por si funksionon kjo metodë dhe cili është roli i grupeve shqiptare?
Agjencia Europiane e Monitorimit të Drogës sqaron se këto call-centera janë të dedikuara për shpërndarjen e kokainës dhe janë të vendosur kryesisht në rajon, Spanjë dhe në disa pjesë të Belgjikës.
“Konsumatorët belgë porositin një dërgesë përmes një numri telefoni qendror dhe më pas korrierët që veprojnë në territorin kombëtar, nga i cili bëhet porosia, e dorëzojnë me shpejtësi dërgesën në vendin e specifikuat”, thekson raporti.
Këta korrierë rezultojnë se janë shumë të vështirë për t’u zbuluar apo për t’u gjendur, pasi ka një numër të lartë korrierësh të paidentifikuar që udhëtojnë për një kohë të shkurtër në Belgjikë dhe më pas kthehen, për shembull në Shqipëri”, sqaron raporti. Gjatë monitorimit, agjencia ka zbuluar se një korrier mund të shesë deri në 1 kg kokainë në javë mesatarisht.
Agjencia sqaron se metodat inovative të shpërndarjes së kokainës tek konsumatorët nëpërmjet call-centerave duket se po përdoret në të gjithë Europën. Ky fenomen është raportuar në zonat më të mëdha të Parisit, ku kokaina shpërndahet nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe korrierëve pa dokumente. Po ashtu në Mbretërinë e Bashkuar shpërndarja e drogës, kryesisht kokaina dhe heroina bëhet nga të rinjtë që përdorin një linjë të telefonisë celulare, duke komunikuar fillimisht me “klientin” që bën porosinë dhe duke udhëzuar më pas korrierin për vendndodhjen e tij.
Përveç call centrave, komunikimi ndërmjet shitësve, blerësve dhe korrierëve bëhet edhe nëpërmjet përdorimit të aplikacioneve si ËhatsApp dhe Telegram, gjë që e bën të vështirë për policinë të monitorojë një komunikimi të tillë. Raporti thekson se kartelet përdorin kode si “borë” ose “miell” në mënyrë që mos të ngjallin dyshime.
Sipas kësaj agjencie, çmimi i raportuar i shitjes së kokainës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve të ndryshme europiane në duke filluar nga
44 euro në Portugali, në 104 euro për gram në Bullgari dhe 73 euro në Belgjikë. Raporti thekson po ashtu se në vende si Greqi, Kosova apo Çekia është vërejtur një rritje pastërtisë së kokainës, si pasojë e lidhjeve më të ngushta me kartelet latino-amerikane.
Roli i karteleve shqiptare
Rritja e fluksit të kokainës në Europë është lehtësuar nga bashkëpunimi gjithnjë e më i madh i grupeve të krimit të organizuar nga Amerikane Latine dhe atyre nga Europa. Edhe pse Ndrangheta dhe Camorra vazhdojnë të kenë pozicionin me të fortë në “biznesin” e trafikimit të kokainës, raporti thekson se përgjatë 2018-ës ato që janë fuqizuar janë edhe kartelet nga Ballkani.
Sipas agjencisë, grupet kriminale nga Shqipëria, Rumania, Mali i Zi apo Maqedonia janë bërë më të dukshme në Amerikën Jugore. “Organizatat e Ballkanit janë zhvilluar në rrjete moderne dhe dinamike kriminale . Aftësia e tyre për të pasur aksesin e kokainës, afër apo direkt nga burimi, e kombinuar me praninë në portet kryesore europiane, ka dhënë efekt në kapacitetet e tyre për të kontrolluar tregun fundor të furnizimin me kokainë”, thekson raporti.
Sipas agjencisë sasitë e mëdha kokaine po hyjnë në Europë, janë duke sjellë rritjen e dhunës dhe vrasjeve të lidhura me drogën në sërë vendesh si Belgjika, Italia, Holanda dhe Britania, e cila ka ngritur prej kohësh alarmin për rritjen e grupeve kriminale shqiptare dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e kokainës.
Në fakt së fundmi Shqipëria hoqi vizat për kolumbianët që duan të vizitojnë vendin tonë, pavarësisht faktit se lëvizja e lirë e bën akoma më të lehtë misionin e trafikut të drogës. Shqipëria nuk bën pjesë tek rrugët kryesore të transportit të kokainës amerikano-latine për në Europë, por konsiderohet si një nyje strategjike dhe territor tranzit “i rehatshëm” nga grupet mafioze. Sipas Qendrës Europiane të Studimeve Kundër Drogës, që prej vitit 2012 ka pasur një rritje të përshkallëzuar të kokainës të sekuestruar në Shqipëri, por edhe të asaj ta kapur në vendet fqinje dhe ato të BE-së që ka kaluar përmes territorit shqiptar në rrugë ajrore, ujore dhe tokësore.
Aktiviteti kryesor i grupeve shqiptare të trafikut të drogërave në Bashkimin Europian ishte shpërndarja e hashashit. Por, me infrastrukturën dhe burimet njerëzore të ngritura, siç edhe thekson një raport i vitit 2017 i Agjencisë Kombëtare Britanike Kundër Krimit, grupet kriminale shqiptare nisën të shohin më shumë nga një biznes tjetër, akoma më fitimprurës.
Bëhej fjalë për kokainën dhe në raportin e vet, agjencia thotë se grupet shqiptare kanë vënë kontakte të drejtpërdrejta me ato amerikano-latine, duke e blerë mallin që në “burim”, për ta shpërndarë më pas në BE.
Në kërkim të tregjeve të reja
Europa është tregu i dytë më i madh për kokainën, me një treg me vlerë të paktën 5.7 miliardë euro (EMCDDA, 2018).
Kokaina ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në Europën Perëndimore, por sipas raportit, shpërndarja e kësaj lënde narkotike duke u zgjeruar në tregje të reja në Europën Lindore dhe Juglindore. Përdorimi i kokainës ishte i rrallë në këto tregje, por të dhënat e fundit tregojnë një rritje në konfiskimeve, niveleve të pastërtisë dhe përdoruesve,
Sugjerohet që kjo mund të lidhet me rritjen ekonomike të vërejtur në Europën Lindore kohët e fundit. Një faktor tjetër mund të jetë një tejmbushja e tregut të kokainës në disa vende perëndimore, duke i detyruar grupet e krimit të organizuar të kërkojnë për tregje të reja brenda dhe përtej kufijve të BE në lindje.
Zgjerimi në tregje të reja gjithashtu është vërejtur brenda territoreve kombëtare, për shembull në Francë, ku grupet e krimit të organizuar po zgjerojnë operacionet nga qytetet e mëdha në qytete më të vogla, rajonale. Kjo përhapje e tregjeve të kokainës mund të vijë për shkak të mbingarkesës dhe një shkalle të lartë të konkurrencës tregjet tradicionale.
Tregjet kryesore të konsumit për kokainë janë Amerika e Veriut dhe Europa perëndimore dhe qendrore. Amerika e Veriut (Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja) mbetet tregu më i madh në botë i kokainës, ku jetojnë më shumë se një e treta (34%) e të gjithë përdoruesve të kokainës. Në vitin 2016, Shtetet e Bashkuara ishin vendi kryesor i destinacionit për dërgesat e kokainës që u nisën nga Amerika e Jugut, rajoni kryesor i prodhimit të kokainës në botë.