Ndërsa Italia është në panik për shkak të përhapjes së koronavirusit, gjigandi i modës “Armani” vendosi mos ta anulonte sfilatën, por e mbajti në një sallë bosh.
Duke e përshkruar vendimin si një “masë parandaluese për të mbështetur përpjekjet kombëtare për ruajtjen e shëndetit publik”, modelet sfiluan me veshjet e markës italiane në një teatër të zbrazët të dielën.
The Women’s FW20-21 fashion show will be held behind closed doors. This is a preventative measure decided by Mr Armani to support national efforts in safeguarding public health.
Watch the live streaming at 4pm CET today on https://t.co/NWwXAxiY4f pic.twitter.com/jAKhv2YlOG
— Armani (@armani) February 23, 2020
Ngjarja u transmetua live dhe themeluesi Giorgio Armani doli pas shfaqjes 16-minutëshe për t’u përulur para audiencës së tij në internet.
Marka italiane Laura Biagiotti gjithashtu vendosi që sfilata e saj të ndodhte në Milano pas dyerve të mbyllura.
Italia është prekur nga koronavirusi, çka ka shkaktuar deri tani katër viktima.