Aktualitet Task Forca për koronavirusin: Ata që vijnë nga zonat e prekura të...

Task Forca për koronavirusin: Ata që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini ka deklaruar se janë shtuar masat e survejancës në pikat e kalimit kufitar.

Ajo ka theksuar se deri më tani janë analizuar 17 raste të dyshuara me koronavirus dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Ndërsa thotë se rreth 3500 udhëtarë janë kontrolluar, ajo u bën thirrje të gjithë personave që vijnë nga zona të prekura nga koronavirusi dhe që shfaqin shenja dyshuese të vetëkarantinohen dhe të kërkojnë ndihmë tek numri 127.

“Janë vlerësuar 3500 udhëtarë që kanë pasur histori udhëtimi në vendet me transmetim të shpërthimit komunitar. Në Rinas, po kryet monitorimi i temperaturës për të gjithë pasagjerët. Ministria e Shëndetësisë, i bën thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekura, që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo jo me COVID të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Ata që kanë temperaturë apo ethe, kollë, të telefonojnë në numrin 127 për të marrë udhëzime të duhura. Udhëtarët vlerësohen në drejtim të temperaturës. Aeroporti i Rinasit bën vlerësimin me temperaturë. Ata që kanë prezencë të ndonjë shenje klinike, pa temperaturë, duhet të vetëkarantinohen”, tha Tomini.