Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka reaguar sërish lidhur me mosdekretim e kandidaturës së Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.
Në një reagim në Facebook, Presidenti Meta shkruan:
Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ???? ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla ???? e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria???????? do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria???????? do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.