Bota 29 të vdekur dhe 50 të shëruar nga koronavirusi në Itali, 1128...

29 të vdekur dhe 50 të shëruar nga koronavirusi në Itali, 1128 të infektuar

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 29, ndërsa të shëruarit janë plot 50. Numri i të infektuarve deri tani është 1128, çka ka shtyrë autoritetet të mbajnë të mbyllura shkollat të paktën edhe për një tjetër javë në Lombardi, Veneto dhe Emilja Romanja, rajonet më të prekura.

Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, por Italia vazhdon të mbetet vendi i tretë më i prekur, pas Kinës dhe Koresë së Jugut. Kjo e fundit, edhe pse ka trefishin e të infektuarve (3150 raste) ka më pak viktima se Italia, vetëm 16.

Në të gjithë botën numri i të infektuarve ka kaluar shifrën 85 mijë, me 2900 të vdekur dhe 39 mijë të shëruar. Pavarësisht shifrave, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e koronavirusit ka arritur nivelin më të lartë të rrezikut në botë, duke paralajmëruar se situata mund të përmirësohet por edhe të përshkallëzohet.