Në një intervistë për Ilva Taren në Euronews Albania, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për opozitën e tij, dhe ka dhënë sqarime edhe për deklarimin e pasurive. I pyetur nëse është i qetë për pasurinë e tij, ai tha se kam gjithsej vetëm 125 metër katror apartament.
“E kam dashur një vilë edhe unë, por duhet të merrja një kredi të madhe, por nuk më shkonte ta bëja këtë në pushtet”, tha Berisha.
Vila në Lalz, i thotë Ilva Tare?
Berisha: Dhëndri im vjen nga një familje që ka qenë pronar të tre tokave në Tiranë. Ai s’ka marrë as një të dhjetën e tyre. Toka ka pasur në Shkodër dhe s’ka marrë asnjë metër katror. Nëse Edi Rama do të fshihet pas vilës së dhëndrit apo kunatit tim, e ka gabim. Nuk është kështu si me vilën e tij në Surrel. E kërkova në Parlament Vettingun dhe ai s’e pranoi.