Bota E paimagjinueshmja ndodh: Koronavirusi bosharis Mekën (Video)

E paimagjinueshmja ndodh: Koronavirusi bosharis Mekën (Video)

Ka ndodhur ajo që konsiderohej e paimagjinueshme: Meka, vendi i shenjtë i Islamit, është boshatisur me urdhër të autoriteteve saudite, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Aty ku gjithnjë vendi gumëzhin nga besimtarët që kryejnë rite adhurimi ndaj Zotit, tashmë nuk ka asnjë këmbë apo frymë njeriu.

Në fillim, Mbretëria nxori urdhër për anulimin e përkohshëm të çdo prurjeje njerëzore nga jashtë me destinacion Mekën, e më vonë pasoi me një urdhër që përfshinte dhe shtetasit vendas që mos i mësyjnë vendit të shenjtë, gjithnjë i populluar.

Si shumë vende, edhe në Arabinë Saudite janë shfaqur të infektuar me koronavirus, por jo aq dramatikisht si në Iran, vendi që më së shumti po vuan në rajon virusin e ardhur nga Kina.