Bota Italia në shtetrrethim: Thirrje banorëve me altoparlant të mos dalin nga shtëpitë...

Italia në shtetrrethim: Thirrje banorëve me altoparlant të mos dalin nga shtëpitë (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm autoritetet italiane organizuan patrullime në zonat e vendosura në karantinë.

Punonjësit e emergjencave u bënë thirrje qytetarëve me altoparlantë: “[…] qytetarë [Emergjencat Civile] ju ftojnë dhe këshillon të qëndroni në shtëpi, të dilni vetëm për nevoja duke respektuar distancat e sigurisë dhe duke shmangur vendet e mbipopulluara”.

Qeveria italiane vendosi gjatë fundjavës 11 qytete të rajonit të Lombardisë në shtetrrethim. Të hënën numri i të prekurve nga koronavirusi i kaloi 7 300 personat ndërsa i viktimave mbi 360.