Aktualitet Fshehja e pazakontë, ja ku ia gjeti policia drogën shqiptarit

Fshehja e pazakontë, ja ku ia gjeti policia drogën shqiptarit

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Kapshticë pas i është gjetur lëndë narkotike e fshehur në trup.

Policia ka zgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, automjetin tip “Ford Fiesta” që drejtohej nga  I. Q., 32 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit, 32-vjeçarit iu gjet në pjesën e barkut një pako e madhe me lëndë narkotike të presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike.

Një ditë më parë, një tjetër qytetar është arrestuar pasi është gjetur 1 kg kokainë të cilën e kishte fshehur në trup.