Sport Juventusi tentoi “Air Albanian” për të luajtur me Lionin në Champions

Juventusi tentoi “Air Albanian” për të luajtur me Lionin në Champions

Shtypi italian ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me stadiumin “Air Albania”. Sipas “Tuttosport”, stadiumi i kryeqytetit shqiptar ishte menduar nga drejtuesit e Juventusit për të zhvilluar ndeshjen e kthimit me Lionin në Champions League, por situata me koronavirusin e ka hedhur poshtë këtë pistë.

Ndeshja në fjalë është programuar të luhet më 17 mars dhe në fillim u hodh ideja për të luajtur në Maltë, ku Juventusi do të kishte në mbështetje tifozët e vet, por autoritetet malteze kthyen përgjigje negative. Përveç Maltës, një hipotezë e klubit të Juventusit, gjithmonë sipas shtypit italian, ka qenë edhe “Air Albania Stadium”, por gjithçka ka rënë poshtë për shkak të të situatës alarmante me koronavirusin.

Do të ishte bukur, nëse Juventusi do të luante një ndeshje Championsi në “Air Albania”, me mbështetjen e tifozëve italianë dhe shqiptarë, por tashmë edhe në Shqipëri është vendosur të luhet me dyer të mbyllura.