Bota Presidenti kinez viziton Wuhan-in: Fitorja kundër koronavirusit është pranë

Presidenti kinez viziton Wuhan-in: Fitorja kundër koronavirusit është pranë

Një lajm i mirë për situatën nga koronavirusi vjen nga Kina dhe pikërisht nga qyteti i Wuhan-it, i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes së virusit të ri vdekjeprurës.

Presidenti kinez, Xi Jinping zhvilloi një vizitë në këtë qytet, e para që nga shpërthimi i epidemisë, dhe që atje dha lajmin e shumëpritur se “fitorja kundër koronavirusit është pranë”.

“Lufta kundër koronavirusit vazhdon, por fitorja është pranë. Kjo është një fitore për Wuhan, një fitore për Hubein dhe mbarë Kinën”, u shpreh Xi Jinping.

Autoritetet shëndetësore bën me dije se numri i të prekurve të rinj në Wuhan u ul në 40 në ditën e fundit dhe 4 prej tyre sapo ishin kthyer nga Irani.

Autoritetet e Wuhanit, kryeqyteti i provincës kineze Hubei dhe epiqendra e epidemisë COVID-19, ka mbyllur dy spitalet e fundit, të hapura si struktura të përkohshme dhe të ngritura për të akomoduar pacientët e infektuar nga koronavirusi.

Gjithsej 16 struktura lehtësuese për këtë shpërthim virusi u mbyllën përfundimisht në qytet.

Dyzet e nëntë pacientët e fundit u larguan sot nga spitali ”Wuchang”.

Theksohet se me ngrohjen e kohës dhe marrjen e masave janë një faktor kryesor në ngadalësimin e epidemisë.

Në fund të muajin prill pritet që të eksperimentohen vaksinat e koronavirusit.

Në vend ende nuk kanë filluar aktivitetet ekonomike.