Drejtori i Departamentit të sëmundjeve infektive nga spitali në Milano, Massimo Puoti ka bërë thirrje të mos bazohemi tek lajmet fallso që qarkullojnë në internet.
“Vitamina C “shumë efikase” aq sa mund të përdoret si ilaç, pastaj uji i nxehtë vret virusin ose qepa”. Të gjitha këto sipas tij janë lajme të rreme që nuk mund të veprojnë në këtë periudhë si ilaçe.
“Ne jemi në një epokë jo shumë të ndryshme nga ajo e murtajës së përshkruar nga Alessandro Manzoni, por e vërteta është se ne ende nuk dimë shumë gjëra për këtë virus dhe kemi ende shumë për të mësuar. Qytetarët mendojnë se po ndihmojnë me këto lajme, por në fakt ato mund të rrezikojnë jetën e njerëzve, duke gënjyer se vitamina C mund ketë funksionin e një ilaçi”.