Ashtu si Italia edhe Spanja u bashkua dje në një duartrokitje të madhe për mjekët dhe infermierët që po luftojnë kundër koronavirusit në këto ditë të vështira.
Në të gjithë vendin, në orën 10, spanjollët dolën në dritare dhe ballkone për të falënderuar stafin e spitalit.
Duartrokitjet pastaj iu kushtuan atyre që punojnë në supermarkete dhe në sektorin e transportit. Videot u publikuan në Twitter dhe media të tjera sociale me hashtagun #Aplausosanitario.