Pacientja e identifikuar e para me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është shëruar.
Lajmi u dha sot nga Ministria e Shëndetësisë. Pacientja do të qëndrojë në shtëpi pasi doli negative në testet e bëra ditët e fundit.
Ajo është një grua, 50 vjeç, e cila kishte udhëtuar në Itali përpara 26 shkurtit.
Ajo u identifikua me koronavirus më 26 shkurt.
Aktualisht numri i personave të prekur në Maqedoni është 19. Gjendja e tyre është e qëndrueshme.
Dje nuk ka pasur asnjë rast të ri të identifikuar me koronavirus.
Maqedonia e Veriut deri tani nuk ka marrë masa ekstreme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Qeveria maqedonase ka këshilluar qytetarët e saj që këto javë të evitojnë udhëtimet në Itali dhe vende të tjera të prekura.