Me qindra persona zbarkuan të premten në plazhin Bondi në Australi, duke injoruar masat e marra nga qeveria për luftuar koronavirusin.
Fotot bën xhiron e botës nga mbipopullimi i plazhit të famshëm, në ditë aspak të zakonshme. Kjo ka bërë që policia të reagojë dhe ditën e sotme ka mbyllur një nga plazhet më të famshëm në botë, ndërsa nuk ka asnjë njoftim se kur plazhi mund të rihapet.
Qeveria ka marrë vendimin që të anulohen të gjitha aktivitetet me pjesëmarrjen e më shumë se 500 personave.
Deri tani në Australi janë konfirmuar mbi 1 mijë persona të prekur dhe 7 të vdekur.