Një grup oficerësh të Policia Local nga Majorka janë bërë mjaft popullorë në internet pasi kënduan një sërë këngësh për të zbavitur rezidentët në karantinë.
Videoja tregon një patrullë të policisë lokale që i ra sirenave ndrysa ecte në rrugët e qytetit të vjetër të Algaida-s.
Ndërsa tërhoqi vëmendjen e personave të vetizoluar një oficer i policisë me një kitarë në dorë u thërriti banorëve: “A dëshironit të këndoni me ne?”
Më pas grupi nisi të këndonte duke befasuar jo pak me performancën e tyre.
Ata kënduan një këngë mjaft popullore me titullin “En Joan petit quan balla” e gjithashtu përplasën duart dhe kërcyen në unison.
Patrulla vazhdoi më tej në qytet, ndërsa shefi i policisë Pedro Adrover, një këngëtar i grupit lokal Ses Bubotes, tregoi vokalin e tij impresionues.