Aktualitet Shkelën masat e emergjencës, Policia e Shtetit gjobit 278 shtetas

Shkelën masat e emergjencës, Policia e Shtetit gjobit 278 shtetas

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 278 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu për të njëjtën arsye, iu hoq leja e drejtimit dhe 20 personave që vijonin të qarkullonin me mjetet e tyre edhe pse kishte hyrë në fuqi orari i ndalimit që ishte vendosur nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Po ashtu u konstatuan dhe 3 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve u vendos gjobë 100.000 lekë.

Strukturat e Policisë bëjnë me dije se do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.