Aktualitet Kreu i OKB: Mbarë njerëzimi i kërcënuar nga koronavirusi

Kreu i OKB: Mbarë njerëzimi i kërcënuar nga koronavirusi

“Pandemia e COVID-19 kërcënon mbarë njerëzimin”, konfirmoi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duke prezantuar një plan për përgjigjen humanitare botërore që do të shtrihet deri në dhjetor.

“Përballë këtij kërcënimi, i gjithë njerëzimi duhet të përgjigjet. Një veprim dhe një solidaritet botëror janë vendimtar”, shtoi ai gjatë prezantimit të një plani të OKB-së.

“Objektivi i këtij plani parashikon të na mundësojë të luftojmë virusin në vendet më të varfëra në botë dhe t’u përgjigjemi nevojave të personave më të pambrojtur, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të moshuarve, të sëmurëve mendorë dhe të sëmurëve kronikë”, theksoi kreu i OKB-së.