Pandemia e koronavirusit të ri ka vrarë 578 njerëz në Britaninë e Madhe, përfshirë 115 viktima të reja në 24-orëshin e fundit.
Departamenti i Shëndetësisë, njoftoi sot se numri i rasteve të raportuara zyrtarisht ka tejkaluar 10 000-shin.
Është hera e parë që raporti ditor i publikuar nga autoritetet britanike raporton më shumë se 100 vdekje brenda 24 orësh, duke dëshmuar kështu për një përshpejtim të pandemisë e cila e shtyu qeverinë të dekretojë një izolim të përgjithshme të hënën.
Numri i rasteve të regjistruara zyrtarisht arrin në 11 658 persona të infektuar, më shumë se 2 000 infeksione shtesë brenda 24 orëve.