Extra Klaudia Pepa e izoluar prej 3 javësh, zbulon me kë është në...

Klaudia Pepa e izoluar prej 3 javësh, zbulon me kë është në shtëpi

Balerina shqiptare Klaudia Pepa qëndron e izoluar prej disa ditësh në shtëpinë e saj në Brescia të Italisë për shkak të koronavirusit.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Klaudia Pepa tha se prej 3 javësh ajo është vetëkarantinuar dhe del vetëm sa për të blerë ushqime.

Por në shtëpia ajo nuk ndihet e vetmuar, pasi ka shoqërinë e dy miqve të saj besnikë, dy qenushëve.

Rudina Magjistari: Ti vetë sa e tensionuar ke qenë gjatë kësaj periudhe? Ke pasur frikë ndopak?

Klaudia Pepa: Po patjetër, frika ekziston. Unë kam më shumë se 3 javë që jam brenda në shtëpi, por që të them të drejtën dal njëherë në javë në supermarket për të bërë pazar, për të blerë ushqime. Normalisht nuk mungon maska, dorezat dhe largësia me njëri-tjetrin. Tani në supermarket kanë vënë edhe disa rregulla, me radhë njerëzit, që nuk mbushet supermarketi plot, nuk është ajri i ndotur.

Rudina Magjistari: Klaudia, ti je vetëm në shtëpi apo jeton me dikë?

Klaudia Pepa: Edhe vetëm nuk jam sepse kam dy qenusha. Janë shtrirë që të dy.

Rudina Magjistari: Ti i do shumë qentë apo jo? Je e lidhur me ta?

Klaudia Pepa: Po i dua shumë. Jam shumë e lidhur me ta. I kam mësuar edhe se si të kërcejnë.