Të gjitha shtetet kanë ndërmarrë hapa ekstremë për të ngadalësuar epideminë dhe efektet duket se po ndjehen.
Rritja ditore në Itali është nën 10% çdo ditë dhe duket se po zvogëlohet vazhdimisht.
Çdo ditë virusi Covid-19 po infekton një numër në rritje të njerëzve, por shkalla e rritjes krahasuar me përqindjen në disa vende, po fillon të ngadalësohet falë masave të mbylljes.
Në grafikun e Financial Times, shohim vendet me më shumë se 5,000 raste. Të gjitha vendet janë vendosur në të njëjtin bosht kohor.
Përqindja e rritjes ditore krahasuar me javët e kaluara: vihet re se është duke u ngadalësuar.
Rritja ditore italiane është nën 10% çdo ditë dhe duket se po zvogëlohet vazhdimisht, shkruan Corriere della Sera.
Ndërkohë, numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar shifrën 700 000.
Deri tani, në të gjithë botën janë regjistruar 702 348 raste me COVID-19, sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 131 403 pacientë, më pas renditen Italia me 97 689 raste dhe Kina me 81 439.
Pas tyre vijojnë Spanja me 78 799 raste, Gjermania me 60 659, Irani me 38 309 raste, Franca me 37 575, Britania e Madhe me 19 552, Zvicra me 14 829 raste, Holanda me 10 866 dhe Belgjika me 10 826 raste të regjistruara me COVID-19.