Aktualitet “Ju shoh ende në grupe në rrugë, ju nuk e dini ç’po...

“Ju shoh ende në grupe në rrugë, ju nuk e dini ç’po bëhet në Infektiv”

Dr. Najada Como, Shefja e Forcës Speciale tek infektivi ka një tjetër mesazh për gjithë shqiptarët, ata që ende nuk e kanë kuptuar ç`ndodh brenda spitalit me 74 pacientë të shtruar.

“Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës.

Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv. Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar”, thotë Como në mesazhin e saj me video, publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.