Kulturë Karantina bashkon Backstreet Boys, këndojnë hitin secili në shtëpinë e tij

Karantina bashkon Backstreet Boys, këndojnë hitin secili në shtëpinë e tij

Në vitet ’90 kishin miliona fansa, duke shitur rreth 130 milionë disqe. Me shumë mundësi, grupi i djemve më i njohur në historinë e muzikës pop. Flitet për Backstreet Boys, natyrisht.

Por edhe pesë djemtë e dikurshëm dhe sot burra më fëmijë duhet të përballojnë kufizimet nga pandemia e koronavirusit, që po përhapet me ritme të mëdha në vendlindjen e tyre, Shtetet e Bashkuara.

Pamundësia për t’u takuar, e zmadhuar edhe nga fakti që jetojnë tashmë në shtete të ndryshme amerikane, i ka shtyrë të krijojnë një video që i ngjan një mozaiku, ku këndojnë së bashku një nga hitet e tyre më të njohura, “I want it that way”, secili nga shtëpia e tij.

Një video që përcolli shumë nostalgji në rrjetin social, ku nuk mungojnë prindërit e dashuruar vite më parë nga këngë si “Quit playing Games” dhe Show me the Meaning”.

 

View this post on Instagram

 

Honored we could be part of this incredible event ❤️ Thank you @iHeartRadio @foxtv! #iHeartConcertOnFox

A post shared by Backstreet Boys (@backstreetboys) on